Një 40 vjecare tentoi të vetëvritej duke u hedhur në liqenin e Pogradecit. Shtetasja S. K., banuese në Pogradec, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, u vetëhodh nga ura buzë liqenit. Ishin banorët e zonës ata të cilët konstatuan fillimisht 40 vjecaren e cila u hodh në liqen. Këta të fundit lajmëruan policinë, ndërsa fale ndërhyrjes së shpejtë, ajo u nxor pa lëndime nga liqeni. 40 vjecarja u dërgua për ndihmë mjeksore në spitalin e Pogradecit dhe fatmirëisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Burime nga policia bëjnë me dije se 40 vjeccarja është divorcuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte një fëmijë.