Viti 2023 do të jetë një vit, ku puna e autoritetit rrugor shqiptar do të fokusohet tek siguria rrugore. Ky autoritet në bashkëpunim me policinë e shtetit ka evidentuar mbi 40 pika të zeza, apo akse rrugore të cilat janë burim aksidentesh, ku është i nevojshëm përforcimi me sinjalistikë. Këtë vit mendohet të ndërhyhet në 50 për qind të tyre. Zyrtarisht, policia rrugore ka përcaktuar pikat e rrezikshme të qarkullimit rrugor, ndaj kërkohet një rifreskim i sinjalistikës rrugore me qëllim rritjen e sigurisë në rrrugë.