Zgjedhjet e reja në Kosovë paralajmërojnë një barrrë të madhe financiare për buxhetin e shteti. Eksperti ekonomik, Safet Gërxhaliu, vlerëson dështimet politike që sjellin vazhdimisht procese të reja elektorale përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë për ekonominë. Sipas tij, vetëm organizimi i zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 9 deri në 10 milionë euro.