Partia Demokratike akuzon kryebashkiaken e Durrësit për keqmenaxhim të fondeve të tërmetit. Sipas kreut të kësaj force politike për Degën e Durrësit, Dritan Burgija, edhe pse kanë kaluar 3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, sërish ka ende qytetarë në çadra apo jashtë shtëpive të tyre. Për këtë demokratët akuzojnë se Bashkia e Durrësit po shpërndan fonde të tërmetit në kohë fushate.