Gjatë patrullimit në plazhin e Shëngjinit, policia kufitare u erdhi në ndihmë 4 pushuesve, të cilët kishin mbetur në det të hapur. 4 shtetasit ishin larguar rreth 1.3 milje larg bregut me skaf, por mjeti lundures kishte pësuar defekt, për pasojë ata nuk po ktheheshin dot në breg.