Qeveria miratoi garancinë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, pas aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, ku u parashikua alokimi i fondit prej 4 miliardë lekësh për këtë garanci. Ky instrument u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në funksion të realizimit të investimeve për automatizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit.