SPAK lëshoi dy masa sigurie, të cilat u miratuan nga Gjykata e posaccme dhe këtë të shtunë u ekzekutuan nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit lidhur me kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike ”. ‘Arrest në shtëpi’ caktoi Gjykata ndaj Bardh Kocit me profesion avokat, ndërsa masën detyrim për tu paraqitur e caktoi ndaj një shtetasje. Kjo e fundit në kohën kur ka kryer veprën penale po gjykohej në gjykatën penale Tiranë për Falsifikim i dokumentave shëndetësore.