Diskutimet për kandidatin e socialistëve për Bashkinë e Vlorës nuk janë vulosur. Drejtuesi politik i Qarkut, Blendi Klosi i ka komunikuar bazës se emri që do të përzgjidhet do të plotësojë disa kritere. Kriteri i parë është që të jetë anëtar dhe me kontribute në Partinë Socialiste, të jetojë dhe punojë në Vlorë dhe të ketë ide të qarta për të ardhmen dhe zhvillimin e qytetit dhe rrethinave që përmbledh bashkia.