Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës, ku janë në pranga dy ish drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Në një reagim vetë institucioni, ka bërë me dije se aksioni është iniciuar nga vetë byroja në cilësinë e palës së dëmtuar “rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.