Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një rast të kalimit të parave të padeklaruara, duke vënë në pranga shoferin e një kamioni. I arrestuari është Dritan Hallkokondi, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit, ndërkohë që ai u vu në pranga pas një aksioni të organizuar nga Policia Kriminale në bashkëpunimin me Policinë e Portit.