Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi dhe tentoi të abuzonte seksualisht me një 74-vjeçare në Pukë. 38-vjeçari, sipas hetimet paraprake ka hyrë në banesën e të moshuarës dhe pasi e dhunoi u përpoq edhe të abuzonte seksualisht me të. Por, kanë qenë thirrjet për ndihmë të 74 vjeçares që kanë trembur autorin, i cili është larguar me shpejtësi.