Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik ,policia rrugore ka hartuar një plan masash shtesë, me qëllim parandalimin e aksideneve rrugore. Gjatë kësaj jave, policia vuri në pranga 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Përdorimi i mjeteve inteligjente poliskanë,i radarëvë automatikë, dronëvë të cilësisë së lartë dhe dragerave ka rritur në masë monitorimin e akseve rrugore, me qëllim gjobitjen e drejtuesitve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat.