Banorët e disa fshatrave të lumit të Vlorës kërkojnë ndërtimin e rrugëve në zonat ku banojnë, pasi sipas tyre ka më shumë se 35 vjet që nuk ka pasur investime dhe rrugët janë amortizuar plotësisht. Protesta është shoqëruar me bllokimin e qarkullimit, duke krijuar një radhë automjetesh deri në 2 kilometra.