Top News – 35 projektligje të deputetëve pa mandat/ Nga filmat me ballistë tek falja e gjobave
19/07/2021 21:16

Në shtator do të kuvendojnë demokratë e socialisë në parlamentin e legjislaturës së re. Edhe pse kishte një mazhorancë socialiste absolute parlamenti i legjislaturës së vjetër, nuk arriti të miratonte një pjesë të konsiderueshme të nismave ligjore, të cilat u depozituan nga qeveria apo dhe nga deputetët. Rezultojnë se janë të paktën 35 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e komisioneve prej vitesh. Nga këto 17 janë nisma të deputetëve, ndërsa 18 të depozituara nga Qeveria. Një ndër nismat e mbetura pa u votuar është ai i paraqitur nga deputeti Myslim Murrizi për faljen e të gjitha gjobave të vendosura gjatë kohës së pandemisë, të masave të izolimit. Ndërsa një nismë tjetër është ajo e paraqitur nga deputeti Artur Roshi i Ballit Kombëtar. Ai kërkonte ndryshimin e ligjit “Për kinematografinë”, në të cilin kërkonte ndalimin e filmave të kohës së regjimit komunist ku denigroheshin ballistët. E paraqitur në janar të këtij viti, ai e argumentonte nismës si të urrejtjes dhe të ndarjes në klasa. Një tjetër projektligj që u la në heshtje nga mazhoranca socialiste ishte edhe ajo për “Për shpalljen e ujërave të detit të gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës, ujëra të detit të “Gjireve historike” të Republikës së Shqipërisë dhe përfshirjen e tyre në ujërat e brendshme detare të Republikës së Shqipërisë”. Ai është depozituar në 6 nëntor të vitit 2020 nga deputeti Kostaq Papa. Ai kërkonte të mbronte detin Jon gjatë negociatave apo në përballjen në Gjykatën e Hagës për ndarjen e detit me Greqinë. Nuk dihet se si do të veprohet nga ana e Parlamentit për këto nisma që janë paraqitur nga deputetët, pasi pjesa e më e madhe e tyre nuk do të jenë në parlamentin e ri, për shkak se nuk kanë fituar mandate deputeti.

Top Channel/ Besimtarët ortodoksë bkremtojnë Pashkën! Lutje për më shumë paqe
12/04 00:04
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, përfshihen tre mjete, lëndohet një drejtues
11/04 21:11
Top Channel/ Zjarr në malin e Koshnicës në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi
11/04 21:10
Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26