Ligjvënësit në Kosovë kanë 34 ditë kohë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së pasardhësit të saj gjatë një seance të zhvilluar me 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik. Në aktgjyminin e plotë, Gjykata Kushtetuese sqaron se në rast se brenda 34 ditësh, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.