Edhe në festat simbol, Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë. Në 33-vjetorin e themelimit të gazetës së PD, Rilindja Demokratike, deputetët e grupit të rithemelimit u mblodhën sërish poshtë shtëpisë së Berishës. Ky i fundit nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë, teksa njëherësh falënderoi themeluesit e medias së parë opozitare.