Ramazaj Mataj, 33 vjecar i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Dragocc, u qëllua me breshëri plumbash. Autorët dyshohet se e kanë mbajtur në monitorim viktimën dhe kanë pritur momentin kur Mataj do të dilte në rrugën kryesore të fshatit për të ekzekutuar atë. 33 vjecari u qëllua disa herë dhe kjo dallohet lehtësisht nga dera e automjetit tip Benz, me të cilën udhëtonte viktima.