Rreth orës 08:05, në lagjen “Hajro Çakërri”, përballë poliklinikës, shtetasi K. B., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.