“31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë”, kështu u shpreh diplomatja amerikane Yuri Kim gjatë konferencës Shqipëri-SHBA që u mbajt në Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhenieve mes dy vendeve. Ambasadorja u shpreh se momentalisht jemi në një pikë, ku duhet të marrim një vendim për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të thënë se ende ka demokraci.