Kosova dhe Danimarka nënshkruan marrëveshjen sipas të cilës shteti danez do të marrë në shfrytëzim për një periudhë 10 vjeçare qendrën e paraburgimit në Gjilan, rreth 45 kilometra në lindje të Prishtinës. Ministrat e drejtësisë të të dyja vendeve nuk dhanë hollësi të marrëveshjes pasi sipas tyre ajo do të vazhdojë të diskutohet.