Apeli I GJKKO ka dhënë vendim të formës së prerë për 35 anëtarët e shtatë bandave kriminale të cilat akuzohen se trafikuan mbi 300 persona drejt Evropës. Ata bënin transportin e tyre kundrejt parave duke përfituar shifra nga 7 mijë paund për desitinacion si Britania e Madhe dhe deri në 30 mijë dollar për në SHBA e Kanada.