Kosova do të paguajë mbi 300 mijë euro për tre kontrata lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes tre kompanive. Radio Evropa e Lirë thotë se Ministria e Jashtme e Kosovës ka kontraktuar kompanië Afërdita Rakipi Communications, Ambal dhe Civica. Dy kompanitë e para janë pa një historik në fushën e lobimit në SHBA, sipas dokumentacioneve që ndodhen në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Në deklarimet e tyre, pronarët e dy kompanive, Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.