Kryeministri I Malit të Zi Dritan Abazovic reagoi lidhur me sekuestrimin e 300 kilogramëve kanabis në doganën malazeze, sasi e cila vinte nga Shqipëria me destinacion final Austrinë. Abazovic tha se ndihet krenar për punën e drejtëosë së doganave dhe për atë të policisë. “Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave. Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, tha ai.