Reshjet e shiut në Durrës kanë shkaktuar problematika jo vetëm në akset rrugore, por edhe brenda banesave. Mësohet se pavarësisht punës nga forcat në terren për të larguar ujin nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit dhe pjesërisht Zona e Plazhit kanë vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ujit. Edhe Burgu i Durrësit ndodhet nën ‘pushtetin’ e ujit, ku pompa që është vënë në dispozicion për të tërhequr ujin dhe derdhur në pusetë, nuk ka funksionuar.