Kreu I qeverisë Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në ceremoninë e 30 vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Rama ka numëruar disa nga kontributet e programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri. Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se ai i ka dhënë një dorë të paharrueshme vendit duke qenë i pranishëm në disa momente të rëndësishme, nga reforma administrative e deri te reforma në drejtësi.