Top News-3 vjet nga vrasja e dyfishtë…!/Burgim përjetë, vrau gruan dhe kunatën
07/12/2021 11:52

Shuhen shpresat e Gazmend Mustës për të marrë një dënim më të lehtë në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Legjislacioni shqiptar parashikon si dënim maksimal burgimin e përjetshëm. Gjykata e Fierit dha pikërisht këtë vendim për Mustën, por përfaqësuesi ligjor i këtij të fundit, shpresonte në shkallën e dytë të gjyqësorit, për një dënim të paktën 35 vjet, sipas ligjit shqiptar. Por, nuk ndodhi kështu. Gjykata e Apelit Vlorë ka marrë vendimin për lënien në burg përjetë të Gazmend Mustës 34 vjec. Ky i fundit u dënua për vrasjen e dyfishtë brenda familjes. Ngjarja ndodhi në 2 janar të vitit 2019, teksa vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij. Vendimi për burgosjen e tij përjetë ishte dhënë më parë nga Gjykata e Fierit dhe këtë të martë është lënë në fuqi nga Apeli i Vlorës. Musta, përpara apelit ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa shprehu merak për fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjec. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 janar të vitit 2019, rreth orës 17:30 në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34 vjecari ekzekutoi me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij. Shkak për konfiktin u bë një drekë familjare. Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e autorit të ngjarjes ka kërkuar të shkojë te prindërit e saj ndërsa ky i fundit nuk e ka lënë. Gjatë debatit, ka ndërhyrë motra e Gentjanës, Merisa për t’i ndarë, por u qëllua me thikë nga 34 vjecari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja të vdekura në vend.

Top Channel/ Kryemadhi në GJKKO, batuta: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet Vrenozi se…
22/12 14:49
Top Channel/Punonjësi i IMT dhunohet gjatë një aksioni në Vlorë, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
22/12 14:05
Top News – Policët bëhen për spital në Vlorë! Dhunohen në aksionin kundër ndërtimeve pa leje
22/12 14:03
Top Channel/ Punonjësi i IMT-së dhunohet gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike, pamje
22/12 14:01
Top Channel/ Tentuan të pengonin aksionin për hapësirat publike, dhunohet punonjësi i IMT-së dhe…
22/12 14:00
Top Channel/ Vrasja e Liridonës, “Murseli u ngrit nga tavolina me telefon dhe…”, dalin pamjet
22/12 13:23
Top Channel/ Masat e sigurisë për sot pasdite, 1200 policë për protestën, por edhe gjatë festave
22/12 12:55
Top Channel/ SPAK ndryshon drejtues, Braho merr stafetën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona
22/12 12:53
Top channel/“Kapitulli i bujqësisë, më sfiduesi”, kryeministri Rama : Buxhet 100 milionë euro për…
22/12 12:20
Top Channel/ Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente, pamje
22/12 12:16
Top News- Sherri me dy të plagosur në Kukës / Vetëdorëzohen dy vëllezërit, autorë të konfliktit
22/12 12:07
Top Channel/ Protestë në Vlorë, drejtuesit e autobusëve kërkojnë ndalimin e furgonave të paligjshëm
22/12 12:01
Top News – 150 mln euro të pashpenzuara. Qeveria ua merr institucioneve, i kalon te pensionet
22/12 11:26
Top News – 150 euro për 150 mijë persona. Qeveria ndan shpërblim festiv për familjet në nevojë
22/12 11:10
Top Channel/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, dhëndri i Berishës mbërrin në GJKKO
22/12 11:03
Top News – ‘SPAK, më i fortë se kurrë’. Dumani dorëzon detyrën, Braho: Mbrojmë pavarësinë tonë
22/12 10:58
Top Channel/ Braho: Në fokus forcimi i strukturës së Prokurorisë,Dumani: SPAK sot më i besueshëm
22/12 10:27
Top News – ‘Dhurata’ e qeverisë për festat, 150 euro për 148 mijë persona
22/12 10:00
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi
21/12 21:27
Top Channel/ Festat, emigrantët kthehen në atdhe! Fluks në portin e Vlorës, në Kakavijë e Morinë
21/12 19:49
DIGITALB DIGITALB