Rusia akuzon Perëndimin se ka ndërmarrë një fushatë propagandistike për të fajësuar serbët për dhunën në veri të Kosovës, ku mbetën të lënduar 30 ushtarë të NATO-s. “Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate.