3 qytetarë nga Tirana janë arrestuar pasi kishin shkaktuar masakër mjedisore në Farkë. Personat në fjalë prej kohësh hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit, duke shkaktuar kështu ndotje të madhe. Ata bashkëvepronin me njëri-tjetrin për të bërë djerdhjen e inerteve në vendin e caktuar, nëpërmjet një kamionçine.