Katër qytetarë nga Kosova, me të paktën tre prej tyre që janë pjesëtarë të policisë, janë në kërkim nga Rusia. Radio Evropa e Lirë shkruan se Rusia i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “rrëmbim personi”, që në Rusi janë të dënueshme me deri në 12 vjet burg.