Top News – 3 në pranga dhe një në kërkim/ Po transportonin 22 emigrantë të paligjshëm
30/05/2021 12:46

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 persona të cilët u kapën duke transportuar përtej kufirit plot 22 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar. Operacioni u krye nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec. Policia arrestoi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Grabovicë, një 39-vjeçar, i cili u kap duke transportuar me mjetin kamion tip "Benz", 16 emigrantë të paligjshëm. Nga veprimet hetimore policia dyshon se edhe dy shtetasit e tjerë të arrestuar, me iniciale E.T. dhe A.T., janë bashkëpunëtorët e 39-vjeçarit, pasi u kapën me mjetin tip "Audi", duke kryer mbikëqyrjen e rrugës. Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Gështenjas, u konstatua mjeti tip "Opel", me drejtues një 20-vjeçar, të cilit shërbimet e policisë gjatë ndjekjes, i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por ky shtetas është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin, me 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin përtej kufijve, kundrejt shpërblimit prej 1200 eurosh. Ky shtetas është shpallur në kërkim dhe policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij. Te piketuarit në kuadër të operacuionit policor ‘erimetri’ akuzohen për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Top News- Bllokohen 20 mjete lundruese/ Policia kontroll të gjithë vijës bregdetare
03/08 13:38
Top News – Trafik emigrantësh në Gjirokastër/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe një 17-vjeçar
03/08 13:35
Top News- Polici rreh qytetarin gjatë detyrës/ Ngjarja në doganën e Bllatës, arrestohet nga AMP
03/08 12:20
Top News- Tatimet nisin fazën e dytë të aksioni, sërish “trokasin” në dyert e bizneseve
03/08 12:19
Top Channel/ Nostalgjia e ktheu në atdhe! La Italinë për Shëngjinin: U ktheva për të sjellë akulloret tradicionale
03/08 12:18
Top News- Vlonjati sulmon me thikë dy persona, dy sherre në pak minuta, prangoset në spital
03/08 12:14
Top Channel/103 ton mallra të bllokuara/Administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë të kontrolleve
03/08 12:05
Top Channel/ Siguria në det! Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese
03/08 12:02
Top Channel/ OSBE nuk u pyet për Kodin e ri penal/ OSBE: Po shqyrtojmë draftin, gati rekomandimet
03/08 12:01
Top News- Humbën rrugën në malin e Qerretit/ Policia u shkon në ndihmë dy turistëve holandezë
03/08 11:27
Top News- Shkodra e mbjellë plot me hashash, zbulohet sërish drogë në mal
03/08 11:26
Top News- Të rinjtë nxjerrin thikat në Vlorë, bëjnë njëri-tjetrin për spital! Kërcet arma në Tiranë
03/08 11:15
Top News- 65-vjeçari në Divjakë bën hatanë, djeg parcelën me ullinj, arrestohet nga policia
03/08 10:55
Top News- E rëndë Shqiptari rrëmben ish-gruan e fëmijët, i mban peng dhe i dhunon
03/08 10:41
Top Channel/ Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër
03/08 10:35
Top News- Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Fier, tymi pengon qarkullimin e mjeteve
03/08 10:24
Top Channel/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi
03/08 09:53
Top Channel/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosur me thikë në Vlorës!
02/08 22:46
Top Channel/ Mjeti përfundoi i përmbysur jashtë rrugës, niset drejt Spitalit të Traumës shoferi
02/08 22:18
Top Channel/ Debati përfundon në plagosje në Vlorë! Momenti kur policia nis arrestimet
02/08 22:16