Gati tre muaj nga vrasja e tre-fishtë, që tronditi qytetin e Gjilanit më 10 gusht, ku mbetën të vrarë tre shtetas dhe një tjetër u plagos në mes të ditës, I dyshuari kryesor I ngjarjes ka reaguar nga arratia. Mefail Shkodra, ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me ngjarjen e e rëndë, ndërsa ka hedhur akuza dhe ndaj Policisë së Kosovës. Shkodra, ka thënë se pas përleshjes me viktimat, po priste të vinte Policia që ta arrestonte së bashku me djemtë Edonis e Engjëll Shkodra, por nuk erdhën pasi sipas tij në këtë mes kishte polic të korruptuar të cilët donin ta vrasnin.