Qeveria zgjati edhe me tre vite afatet për kompensimin e ish pronarëve, pronat e të cilëve janë ngritur ndërtime pa leje. Manja tha se janë rreth 7100 dosje të patrajtuara ende, ndërsa për kompensimin, deri në dhjetor të 2028-s do të jenë në dispozicion gati 15 miliardë lekë për ish pronarët.