Në mbledhjen që u zhvillua të premten mes 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë. Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Lëvizja do të jetë edhe më e lirshme dhe pa procedura në raste festash kur ka fluks. Qytetarët e Kosovës kane kaluar këtë fundjavë me procedure te përshpejtuar dhe kontrolle selektive në Morinë drejt Shqipërisë.