SPAK ka dërguar për gjykim dy zyrtarë, pasi tentuan që të favorizonin autorin e një plagosjeje të ndodhur në janar të vitit 2020 në qytetin e Peshkopisë. Bëhet fjalë për plagosjen e Bukurosh Zagradit nga bashkëfshatari i tij, Adrian Shahi. Për të lehtësuar pozitat e autorit Shahi, sipas dosjes së SPAK u janë ofruar dy oficerëve të policisë gjyqësore 3 mijë euro rryshfet.