Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u takua të mërkurën me Presidenten e Tajvanit, Tsai In-ëen, në Kaliforni, dhe e quajti atë “një mike të madhe të Amerikës”. Në fillim të takimit, McCarthy tha se “jam optimist se do të vazhdojmë të gjejmë mënyra për popullin e Amerikës dhe të Tajvanit që të punojmë së bashku për të mbështetur lirinë ekonomike, demokracinë, paqen dhe stabilitetin”. Tsai u përgjigj duke thënë se “jemi më të fortë kur punojmë bashkë”.