Dy sigla, një vulë, tre kryetarë për një karrige! Partia Demokratike vijon të jetë në një kryqëzim nga i cili nuk po arrin të dalë, teksa gjykata është ajo që ka përparësinë dhe nga vendimi i të cilës gjen zgjidhje kjo nyje rruge. Përballë këtij ngërçi, kjo forcë politike, më e madhja në opozitë, vijon ende të ketë 3 kryetarë.