Shumë zona në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës vijojnë ende të jenë nën ujë dhe me probleme pas reshjeve të shumta të ditëve të fundit. Plot 1435 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit në Shkodër, ndërsa 16 familje me 70 persona janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre u përmbytën.