Prestigjozja italiane ‘La Reppublicca’ ka çelur faqen e parë të gazetës së kësaj të diele me foton ikonike të 20 mijë shqiptarëve, të cilët në 8 gusht të vitit 1991, zbarkuan në brigjet e Barit me sytë plot shpresë për një të ardhme më të mire. Pas tre dekadash nga emigrimi masiv me anijen tregtare ‘Vlora’, mediat italiane e cilësojnë eksodin shqiptar, një ngjarje që lëshoi rrënjë të thella në historinë e dy kombeve si dhe ndryshoi përfundimisht jetën e Barit.