Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara përmes së cilës përfiton ndihmë financiare shtesë në vlerë të 3.8 milionë dollarësh. Marrëveshja është nënshkruar nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtores së re të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Zeinah Salahi.