Ndërsa Shqipëria pret hapjen e negociatave për integrimin e saj në BE, qindra mijëra shqiptarë të emigruar kanë futur në xhep tashmë pasaportën e një vendi komunitar, duke fituar të drejta të plota “anëtarësie”. Për t’iu kthyer shifrave, vetëm gjatë vitit 2018, ende nuk ka të dhëna për 2019, numërohen 58 mijë e 853 shqiptarë që kanë fituar shtetësinë e një prej 28 vjendeve të BE-së. Kjo del në dritë nga raporti i fundit i Eurostat-it, zyrës statistikore të BE-së, mbi shtetësitë e njohura nga 28 vendet e Bashkimit Evropian gjatë.