Në 25 vjetorin e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, u bënë bashkë ekspertë të fushës për të folur në panele për rolin e profesionistit kontabël në një ekonomi të hapur, dhe sfidat e së ardhmes në aspekt të përshtatjes me epokën dixhitale. Gjatë punimeve, u veçuan disa arritje të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar përgjatë këtyre viteve duke filluar nga njohja ndërkombëtare, anëtarësimi në IFAC e deri tek zhvillimi i kurrikulave kombëtare për kontabilistët.