25 vite më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana më 10 qershor 1999, lëshoi urdhrin për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së në të njëjtën ditë miratoi Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete në Kosovë. Me të zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, më 12 qershor 1999, ka nisur largimi i forcave serbe nga territori i Kosovës. Me vendosjen e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u shpërbë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.