Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim prej 22 vitesh në Shqipëri, pasi është dënuar me 14 vjet burg është arrestuar në Turqi. Një aksion i përbashkët mes policive të të dyja vendeve ka vënë në pranga Petrit Tabakun i dënuar për vrasje. Petro Tane nga Kuçova, i cili përdor dhe identitetin e dytë Petrit Tabaku, po tentonte të futej në Turqi me dokumente të falsifikuara. Por pas marres së informacionit, u organizua menjëherë operacioni policor për arrestimin e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe në arrati, mësohet se Tane jetonte në Greqi përpara se të tentonte udhëtimin drejt Turqisë.