Kosova ka përkujtuar këtë të hënë 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ish-ambasadori Ëilliam Ëalker bënë homazhe në varreza. Presidentja Osmani bëri sërish thirrje për drejtësi ndërsa u shpreh se shqiptarët u masakruan në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.