Dritan Dajti do të kryejë 25 vite burg. Kështu ëshët shprehur këtë të hënë Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, për bashkimin e dy dënimeve ndaj Dajtit, n nëj dënim të vetëm me 25 vite heqje lirie. Ndaj Dritani Dajtit rezultonin disa dënime, teksa në vitin 2004 ai u dënua me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja dhe më pas me 9 vite burg, për arratisjen gjatë procesit gjyqësor për krimin e parë.