25 për qind e fituesve të tenderave që janë zhvilluar për gjatë vitit të kaluar janë kundërshtuar në Komisionin e Prokurimit Publik, shifër me rritje prej 4 për qind në krahasim me vitin 2024. KPP thotë në raportin vjetor të depozituar në Kuvend se nga 1 janari 2025 deri në 31 dhjetor 2025 janë regjistruar në total 1197 ankesa, ku 1188 prej tyre lidhen me procedurat e prokurimit publik. Shifra përbën gati një të katërtën e procedurave të tenderimit të realizuara përgjatë vitit të kaluar, që Agjencia e Prokurimit Publik thotë në raportin vjetor të saj se janë rreth 5760 të tilla.