Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimit të Jamarbër Malltezit, për heqjen e sekuestros ndaj pasurive është shtyrë për ditën e premte, në orën 12.00. Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi.