Pasuritë dhe pronat e vëllait të deputetit demokrati, Kasëm Mahmutaj do t’I kalojnë përfundimisht shtetit. Kjo, pasi dyshohet se janë vendosur nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij, Gazmend Mahmutaj. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e SPAK-ut për konfiskimin e të gjitha pasurive të sekuestruara. Gazmend Mahmutaj, vëllai I deputetit është dënuar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në Itali vite më parë.