247 vite pas shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politika shqiptare dërgon urime të përzemërta për Uashingtonit dhe falenderime të veçanta për kontributin që ndër vite është dhënë për avancimin e Shqipërisë. Me sytë nga e ardhmja, Presidenti i republikës, Bajram Begaj kujtoi historinë që e lidh Shqipërinë me partnerin strategjik.