Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencat për të akuzuarit në dosjen ‘5D’, ku të pandehur janë disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, që dyshohet se kanë organizuar gara fiktive me tenderat. SPAK kërkoi dënimin për tre ish drejtorët dhe katësh shtetas të tjerë. Më konkretisht, për Redi Mollën, ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prokurorët kërkuan 11 vite burg dhe pesë vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.